Qeveria zvicerane ngrin pasuritë e Maduros, çfarë do të ndodhë me llogaritë e tij

Qeveria zvicerane ngrin pasuritë e Maduros, çfarë do të ndodhë me llogaritë e tij

Qeveria zvicerane ka ngrirë asetet e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro dhe “persona të tjerë të lidhur me të”. Zvicra thotë se kjo masë vjen për të parandaluar nxjerrjen e çdo pasurie të tillë nga vendi dhe nëse procedurat ligjore tregojnë se ato janë fituar në mënyrë të paligjshme, Zvicra do të përpiqet t’ia kthejë ato popullit venezuelian. Zvicra ka vendosur sanksione ndaj Venezuelës që nga viti 2018, të cilat përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalime udhëtimi për 54 individë. Nuk është e qartë se çfarë pasurie mban saktësisht Maduro në Zvicër, por një raport i vitit 2021 në një gazetë zvicerane bazuar në dokumente të rrjedhura tha se prokurorët zviceranë kishin identifikuar llogari bankare që përmbanin afërsisht 10 miliardë dollarë që mund të kenë...