Putini rikthehet te “arma” e vjetër, pse po puth sërish fëmijë para kamerave?
Sipas një analize të publikuar nga gazeta italiane Corriere della Sera, veprimet e fundit publike të Vladimir Putinit, sidomos skenat ku ai shfaqet duke puthur dhe përqafuar fëmijë para kamerave, nuk janë spontane, por pjesë e një strategjie të njohur propagandistike për të rikuperuar imazhin e tij në një moment kur popullariteti po bie. Sa herë që Vladimir Putini ndien se popullariteti i tij po bie, ai rikthehet te një skenë e njohur propagandistike: shfaqet para kamerave duke puthur fëmijë. Është një zakon i vjetër politik, që dikur e përdorte edhe Josif Stalini, figurë që sot trajtohet gjithnjë e më pozitivisht nga propaganda e Kremlinit. Kjo ndodhi edhe në qershor të vitit 2023, kur rebelimi i Jevgenij Prigozhinit dhe mercenarëve të Wagner-it tronditi pushtetin rus dhe ndikoi...
Burimi:
javanews.al