Putin uron Mojtaba Khamenei për zgjedhjen si udhëheqës suprem të Iranit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, uron zgjedhjen e Mojtaba Khamenei si udhëheqës suprem të Iran, duke theksuar se Rusia ka qenë dhe do të mbetet një partner i besueshëm i Iranit. Në një deklaratë të bërë të hënën, Putin i drejtohet Khamenei:“I dashur z. Hosseini Khamenei, ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për zgjedhjen tuaj si Udhëheqës Suprem i Republikës Islamike të Iranit.” Presidenti rus shprehu gjithashtu besimin se Khamenei do të vazhdojë veprën e të atit dhe do të bashkojë popullin iranian përballë sfidave të ardhshme. Ai ripërsëriti mbështetjen dhe solidaritetin e Moskës ndaj Teheranit, duke deklaruar se Rusia ka qenë dhe do të mbetet një partner i besueshëm i Republikës Islamike të Iranit. Në përfundim të mesazhit, Putin e konsideroi sulmin...
Burimi:
vizionplus.tv