Putin për luftën në Iran: Bota përballet me pasoja si ato të Covid-19

Putin për luftën në Iran: Bota përballet me pasoja si ato të Covid-19

Pasojat e luftës në Iran për botën, mund të jenë po aq të forta se ato të pandemisë së covid-19. Është presidenti rus Vladimir Putin e që thotë diçka të tillë. Njeriu që prej 4 vitesh, udhëheq një prej konflikteve më të përgjakshme në kontinentin europian që prej Luftës së Dytë Botërore, shprehet i shqetësuar për dëmet që po shkakton lufta në Iran. Sipas tij, konflikti po reflekton pasoja të rënda në logjistikën, prodhimin dhe zinxhirët globalë të furnizimit. “Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme po kontribuon gjithnjë e më shumë në situatën aktuale dhe po shkakton dëme të konsiderueshme në logjistikën ndërkombëtare, në prodhim dhe në zinxhirët e furnizimit. Industri të tëra që merren me nxjerrjen dhe përpunimin e hidrokarbureve, metaleve, plehrave kimike...