Putin nënshkruan ligjin e ri/ Ç’aktivizon internetin në gjithë vendin

Putin nënshkruan ligjin e ri/ Ç’aktivizon internetin në gjithë vendin

Vladimir Putin u ka dhënë shërbimeve të sigurisë të Rusisë kompetencat për të mbyllur internetin brenda vendit. Sipas masave të reja, të nënshkruara në ligj të premten, ofruesit e internetit do të detyrohen të ndërpresin aksesin në web dhe do të mbrohen nga përgjegjësia për mbyllje të tilla. Lëvizja do t’i lejojë Putinit personalisht të vendosë se kur duhet të çaktivizohen komunikimet online në vend ose në një rajon specifik, pa pasur nevojë të japë një arsye. The Telegraph shkruan se ligji do të mbulojë territoret e pushtuara të Ukrainës si dhe Rusinë. Projektligji u prezantua në fund të vitit të kaluar, kur u argumentua se do të ndihmonte për të mbrojtur qytetarët dhe shtetin nga kërcënimet e sigurisë. Kjo duke mbrojtur kompanitë e telekomunikacionit nga hakmarrjet ligjore. Ivan Lebedev,...