Putin mohon që droni i rrëzuar në Rumani të jetë i Rusisë: Mund të jetë ukrainas
Presidenti rus Vladimir Putin ka mohuar që droni, i cili goditi një pallat 10-katësh në qytezën e Galatit në Rumani, pranë kufirit me Moldavinë dhe Ukrainën, të jetë lëshuar nga Rusia. Agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar kreun e Kremlinit, bëjnë të ditur se droni mund të jetë lëshuar nga Ukraina. “Askush nuk mund të thotë se kujt i përkiste droni që u rrëzua mbi Rumani, derisa ekspertët të kenë shqyrtuar mbetjet. Mund të ketë qenë një mjet ajror pa pilot ukrainas që devijoi nga trajektorja e tij për shkak të mbrojtjes elektronike ose mungesës së të dhënave”, deklaroi shefi i Kremlinit, i cituar nga RIA Novosti. Më herët mediat raportuan se një dron i Moskës, i lëshuar gjatë një vale bombardimesh kundër Ukrainës, ra...
Burimi:
javanews.al