Putin lëshon gojën ndaj evropianëve: Derra të Biden që menduan se do të na shkatërronin!

Putin lëshon gojën ndaj evropianëve: Derra të Biden që menduan se do të na shkatërronin!

Vladimir Putin ka shfrenuar gojën ndaj udhëheqësve evropianë, duke i quajtur “derra”. Presidenti rus po fliste për administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që drejtohej nga Joe Biden, teksa tha se bashkë me “derrat e saj evropianë” ishin të bindur se do të mund ta shkatërronin shpejt Rusinë kur nisi luftën në Ukrainë. “Derrat evropianë iu bashkuan menjëherë administratës Biden me shpresën për të përfituar nga kolapsi i vendit tonë, duke rikuperuar atë që ishte humbur në periudhat e mëparshme historike dhe duke u përpjekur të hakmerreshin”, tha udhëheqësi i Kremlinit gjatë një takimi me krerët e ushtrisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Udhëheqësi i Kremlinit shprehu shpresën se Evropa do të fillojë dialogun me Moskën, por gjithashtu pranoi se kjo është “e pamundur” me...