Putin i bën llogaritë Trumpit: Groenlanda kushton 250 milionë dollarë

Putin i bën llogaritë Trumpit: Groenlanda kushton 250 milionë dollarë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi të mërkurën se përpjekja e Shteteve të Bashkuara për të negociuar një marrëveshje rreth Groenlandës “nuk i intereson aspak Rusisë”. Ai tha se çështja është një temë që duhet zgjidhur midis Uashingtonit dhe Kopenhagenit dhe se Moskës nuk i takon të përzihet në të. Putin iu referua edhe historisë kur SHBA bleu Alaskën nga Rusia në shekullin e 19 të, duke sugjeruar se kostoja e një blerjeje të mundshme të Groenlandës për amerikanët do të ishte brenda mundësive të tyre financiare. Ai mori si referencë çmimin e shitjes së Alaskës dhe duke llogaritur inflacionin tha me ironi se kostoja e Groenlandës shkon në 250 milionë dollarë. Top Channel