Punën po e merr ‘AI’ në Londër / Panik dhe shpresë, Inteligjenca Artificiale kërcënon miliona vende pune
Inteligjenca Artificiale po e ndan botën e punës : nga njëra anë, po shkakton panik, më shumë njerëz që kanë frikë se do të zëvendësohen, nga ana tjetër, po krijon një kërkesë në rritje për talente të specializuara që kompanitë po përpiqen ta gjejnë. Dy studime të kohëve të fundit, njëri nga zyra e kryetarit të Bashkisë së Londrës dhe tjetri i raportuar nga “Il Sole” në Itali, ofrojnë një pamje të saktë të këtij skenari kontradiktor, në të cilin e njëjta teknologji që kërcënon miliona vende pune po gjeneron njëkohësisht mundësi të reja për ata që dinë ta shfrytëzojnë atë. Pothuajse gjysma e fuqisë punëtore të Londrës punon në vende pune ku “AI” mund të transformojë disa nga aktivitetet e tyre. Kryeqyteti është më...
Burimi:
syri.net