Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit amerikan Donald Trump) hoqi dorë nga projekti për të ndërtuar një kompleks luksoz në atë vend. Tani shtrohet pyetja nëse qeveria serbe do të përpiqet të gjejë një investitor të ri për të ndërtuar në atë vend, apo do të kundërshtohet ndërtimi. Por një pyetje shumë me rëndësi është: A duhet t’i paguajë Serbia kompensim kompanisë së Kushner, sepse, sipas të gjitha gjasave, ajo nuk i ka përmbushur garancitë nga kontrata e nënshkruar në vitin 2024. “Pa mburojën e PR të partnerit amerikan” Arkitekti Miljan Salata thotë për DW, se ekziston edhe një tjetër pyetje e hapur, që ka të bëjë me “partnerin e dytë në projekt”. “Me sa di unë është edhe...