Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Ishulli Kharg SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar për mundësi të veprimeve të mëtejshme amerikane ndaj një ishulli të vogël pranë bregut të Iranit, shtëpia e një terminali kryesor të naftës, që konsiderohet si shpirti ekonomik i vendit, shkruan BBC. Në një intervistë për Financial Times të dielën, 29 mars, Trump tha se dëshiron të “marrë” naftën e Iranit dhe po shqyrtonte mundësinë e zaptimit të Ishullit Kharg. Ai shtoi se një operacion i tillë “do të thoshte që duhet të qëndronim aty [në Ishullin Kharg] për një kohë”. Më 13 mars, Trump deklaroi se forcat amerikane kishin “shkatërruar të gjitha objektivat ushtarake” në ishull, por kishin shmangur që të godisnin infrastrukturën e naftës. Në fillim të këtij muaji, media amerikane Axios, duke...