Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!
Fjalët e ashpra e deri diku vulgare të presidenti Donald Trump ndaj princit të kurorës saudite Mohammad bin Salman ka lënë Arabinë Saudite të heshtur, por ka nxitur komentime të shumta. Gjatë një fjalimi më 27 mars në forumit FII Priority Forum, para një audience ndërkombëtare investitorësh, përfshirë edhe nga Arabia Saudite, Trump e talli publikisht Mohammad bin Salman. Ai filloi duke përshkruar marrëdhëniet e viteve me këtë “njeri të madh” që drejton de facto monarkinë e naftës, dhe më pas rrëfeu një bisedë private midis tyre: “Para pak kohe më shikoi dhe më tha: ‘E di që është e pabesueshme, një vit më parë ju ishit një vend i vdekur. Tani jeni vendi më i rëndësishëm në botë’. Ai nuk mendonte se kjo do të ndodhte,...
Burimi:
javanews.al