Pse Europa po piqet? Vera më ekstreme e shekullit me vdekje dhe vapë të tmerrshme

Pse Europa po piqet? Vera më ekstreme e shekullit me vdekje dhe vapë të tmerrshme

Ndërsa Evropa po përballet me temperatura rekord dhe viktima nga i nxehti ekstrem, Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëron se fenomeni “Super El Niño” mund ta përkeqësojë edhe më tej situatën gjatë muajve në vijim. Përgatituni për El Nino Ky është paralajmërimi i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), i cili në pamje të parë tingëllon paradoksal. Ndërsa Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Belgjika, Spanja, Italia Veriore dhe vende të tjera evropiane po përjetojnë një valë historike dhe vdekjeprurëse të të nxehtit, shkencëtarët theksojnë se faza më e rëndë mund të jetë ende përpara. Fenomeni që shumë meteorologë e quajnë jozyrtarisht “Super El Niño” pritet të jetë ndër më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë, ose të paktën më i forti i 150 viteve të fundit. Sipas parashikimeve, ai mund...