Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

Nëse një shtet anëtar i Bashkimit Evropian bëhet objekt i një agresioni të armatosur në territorin e tij, vendet e tjera anëtare kanë detyrimin ligjor ta ndihmojnë. Kjo nuk është thjesht një mundësi politike, por një detyrim i qartë i parashikuar në nenin 42, paragrafi 7 të Traktatit për Bashkimin Evropian. Ky nen përmban të ashtuquajturën “klauzolë të mbrojtjes së ndërsjellë”, e cila i detyron shtetet anëtare të ofrojnë ndihmë dhe asistencë me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, në përputhje me nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Kjo klauzolë shpesh krahasohet me nenin 5 të NATO-s, që parashikon mbrojtje kolektive në rast sulmi ndaj një vendi anëtar. Megjithatë, ekziston një dallim i rëndësishëm: jo të gjitha vendet e BE-së janë pjesë...