Protestat në Bolivi, presidenti i vendit përgjysmon rrogën e tij dhe të ministrave
Presidenti i Bolivisë, Rodrigo Paz, deklaroi sot se do të ulë me 50% pagën e tij dhe të ministrave të qeverisë, teksa vendi po përballet me një krizë politike dhe ekonomike në përshkallëzim. Qeveria e Paz, e cila ndodhet në pushtet prej gjashtë muajsh, është vënë përballë pakënaqësisë së fortë nga fermerët, punëtorët, mësuesit, punonjësit e transportit dhe kategori të tjera sociale, për shkak të krizës më të thellë ekonomike që Bolivia ka përjetuar që nga vitet 1980. Inflacioni në vend ka arritur në 14% në baza vjetore gjatë muajit prill, duke rënduar më tej situatën ekonomike dhe koston e jetesës për qytetarët. Duke folur në një aktivitet në Sucre, kryeqyteti kushtetues i vendit, Paz tha se ulja e pagave tregon “angazhimin” e qeverisë ndaj...
Burimi:
vizionplus.tv