Protesta të dhunshme në Iran. Trump: Ndaloni vrasjet, jemi të armatosur dhe gati për të filluar

Protesta të dhunshme në Iran. Trump: Ndaloni vrasjet, jemi të armatosur dhe gati për të filluar

Për të pestën ditë radhazi, protesta masive kanë shpërthyer në Iran kundër regjimit autoritar, mes një krize të thellë ekonomike që po godet vendin. Turma njerëzish kanë dalë në rrugë në disa qytete, ndërsa dëshmitarë raportojnë prani të shtuar të forcave të sigurisë. Shteti është përpjekur të shtypë demonstratat, veçanërisht në zonat rurale, ku përleshjet kanë qenë më të ashpra. Deri tani raportohet për të paktën shtatë viktima gjatë protestave. Protesta dhe përleshje janë shënuar edhe në provincat Fars, Kermanshah dhe Chahar Mahal, ku qytetarët u përballën me njësi paraushtarake dhe mjete të blinduara. Demonstratat nisën pas rënies së fortë të monedhës, fillimisht nga tregtarët në Teheran dhe më pas u përhapën në të gjithë vendin, të mbështetura edhe nga studentët. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald...