Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Protesta e fermerëve francezë/ Protestuesit hedhin lakra, goma dhe lanë një arkivol jashtë shtëpisë së Macronit
Që në orët e para të së premtes (19/12), fermerët janë mbledhur jashtë shtëpisë së pushimeve buzë detit të çiftit Macron në Touquet, duke organizuar një demonstratë simbolike, me traktorë, banderola dhe një arkivol që simbolizon rrënimin e bujqësisë. “Hani ushqim francez” dhe “Ndaloni taksat” ishin disa nga sloganet në banderolat përpara vilës, e cila ruhet nga forcat e sigurisë. Në fakt, fermerët hodhën karroca të tëra me lakra dhe goma jashtë shtëpisë së presidentit francez, si pjesë e aksionit të tyre. Pas njoftimit të Von der Leyen, Presidentes së Komisionit Evropian, të enjten në mbrëmje, për të shtyrë nënshkrimin e marrëveshjes BE-Mercosur për në janar, konfederata e shoqatave të fermerëve FNSEA e konsideroi këtë vendim si “të pamjaftueshëm ” dhe u bëri thirrje anëtarëve...