Propozimi i Iranit/ Hapjen e Hormuzit, me garanci nga SHBA për heqjen e bllokadës
Pasi Presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi se nuk ishte i kënaqur me propozimin e ri Iranian për paqe, Wall Street Journal ka raportuar detaje të reja nga plani që Teherani i dorëzoi Pakistanit për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve me Washingtonin. Sipas detajeve të bëra publike nga burime diplomatike, propozimi i ri iranian parashikon që diskutimet për kushtet e Teheranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit të zhvillohen paralelisht me garancitë amerikane për ndërprerjen e sulmeve dhe heqjen e bllokadës ndaj porteve iraniane. Më herët, Irani kishte kërkuar heqjen e bllokadës si kusht paraprak për nisjen e bisedimeve. Propozimi gjithashtu sugjeron që çështjet që lidhen me programin bërthamor të trajtohen në këmbim të lehtësimit të sanksioneve amerikane. Irani ka sinjalizuar përmes ndërmjetësve se është...
Burimi:
opinion.al