“Princesha do të donte…”/ Edhe Behgjet Pacolli nuk i ‘shpëton’ dosjes ‘Epstein’, biznesmeni: S’jam takuar asnjëherë

“Princesha do të donte…”/ Edhe Behgjet Pacolli nuk i ‘shpëton’ dosjes ‘Epstein’, biznesmeni: S’jam takuar asnjëherë

Behgjet Pacolli dhe Jeffrey Epstein KOSOVË-Publikimi i 3 milionë dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein ka nxjerrë në pah edhe komunikime ku përmenden emra të lidhur me vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën. Në një prej email-eve të publikuara, të datës 19 shtator 2012, përmendet edhe emri i ish-presidentit dhe biznesmenit, Behgjet Pacolli. Email-i në fjalë përmban titullin “Kush është Behgjet Pacolli?” dhe i drejtohet Jeffrey Epstein. Në tekst, dërguesi, i identifikuar si Daniel Siad- shkruan se “princesha dëshiron që ti ta shohësh këtë video”, duke bashkëngjitur një link nga YouTube, i cili aktualisht nuk është më funksional.  “Mund t’ia dërgosh këtë Jeffreyt”, -thotë konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë, e asaj kohe, Mom Luang Rajadasari Jayankura. DOKUMENTI Lidhur me këtë dokumenti Behgjet Pacolli ka mohuar...