Presioni “bëri punë”? Frikë nga mbyllja në SHBA, TikTok finalizon marrëveshjen
Pronari kinez i TikTok-ut, ByteDance, finalizoi marrëveshjen për krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët në pronësi amerikane, e cila do t’i ruajë të dhënat në SHBA, duke shmangur kështu mbylljen e aplikacionit të videove të shkurtra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku numëron mbi 200 milionë përdorues. Marrëveshja i jep fund përplasjeve disavjeçare që nisën në gusht të vitit 2020, kur presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta mbyllte aplikacionin duke cituar si arsye shqetësimet për sigurinë kombëtare. Trumpi nuk e la me kaq, por vendosi më tej edhe të mos zbatonte një ligj të miratuar në prill të vitit 2024, i cili kërkonte që ByteDance t’i shiste asetet e veta në SHBA deri në janarin pasues ose të përballej me mbyllje. Kjo masë...
Burimi:
top-channel.tv