Presidentja e përkohshme e Venezuelës i thotë “mjaft” Uashingtonit, kritikon presionin e SHBA-së ndaj politikanëve venezuelian

Presidentja e përkohshme e Venezuelës i thotë “mjaft” Uashingtonit, kritikon presionin e SHBA-së ndaj politikanëve venezuelian

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, i thotë ‘mjaft’ urdhrave të Uashingtonit dhe kërkoi që çështjet e brendshme politike të vendit të zgjidhen nga vetë venezuelanët, pa ndërhyrje të jashtme. Rodríguez, e cila mori drejtimin e vendit pas kapjes nga SHBA e ish-presidentit Nicolás Maduro në fillim të janarit, foli para një grupi punëtorësh të naftës në qytetin e Puerto La Cruz, ku theksoi se Venezuela duhet të zgjidhë konfliktet e saj politike dhe sociale pa diktate të huaja. “Mjaft me urdhrat e Uashingtonit ndaj politikanëve në Venezuelë,” tha ajo, sipas mediave ndërkombëtare, duke bërë thirrje për dialog të brendshëm dhe unitet kombëtar. Rodríguez përsëriti se vendi nuk duhet të jetë nën ndikimin e fuqive të jashtme dhe se problemet duhet të zgjidhen në...