Presidenti sirian në Berlin, në fokus rikthimi i 1 milion refugjatëve sirianë
Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ndodhet në Gjermani për një vizitë zyrtare për takime me kancelarin Friedrich Merz dhe presidentin Steinmeier. Kjo është vizita e tij e parë në Berlin që prej rrëzimit të Bashar al-Assad në fund të vitit 2024, një zhvillim që ka ndryshuar ndjeshëm marrëdhëniet ndërkombëtare të Damaskut. Takimet do të fokusohen në luftën në Lindjen e Mesme, situatën politike në Siri dhe përpjekjet për rindërtimin e vendit pas një lufte civile 14-vjeçare. Gjermania synon gjithashtu të diskutojë kthimin e refugjatëve sirianë, në një kohë kur rreth një milion prej tyre jetojnë në territorin gjerman. Qeveria gjermane ka nisur edhe një nismë të re për të mbështetur strukturat e emergjencës në Siri, ndërsa heqja e shumë sanksioneve ndërkombëtare ka hapur rrugën për...
Burimi:
top-channel.tv