Presidenti iranian merr në telefon Erdoganin, mohon se kanë lëshuar raketa drejt Turqisë

Presidenti iranian merr në telefon Erdoganin, mohon se kanë lëshuar raketa drejt Turqisë

Bota E Martë, 10 Mars 2026 15:06 Irani ka mohuar se ka lëshuar raketa kundër Turqisë. Lajmi u bë ditur pas një telefonate mes presidentit Massoud Pezeshkian me Recep Tayyip Erdogan. “Gjatë bisedës, presidenti iranian hodhi poshtë lajmet e përhapura nga disa media se Irani ka nisur sulme me raketa kundër Turqisë”, thuhet në një deklaratë zyrtare. Pezeshkian propozoi formimin e një ekipi të përbashkët për të shqyrtuar akuzat, “për të parandaluar që propaganda armiqësore të ndikojë në marrëdhëniet midis dy vendeve”.