Presidenti amerikan, Trump: Regjimi iranian goditi të gjithë vendet e rajonit, janë të çmendur

Presidenti amerikan, Trump: Regjimi iranian goditi të gjithë vendet e rajonit, janë të çmendur

Bota E Martë, 3 Mars 2026 18:41 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është pyetur pse vendet po bashkohen me SHBA-në në luftën e Iranit. “Ata janë thjesht të këqij”, tha Trump, duke iu referuar regjimit iranian. “Nuk është politika, është e gjithë filozofia e tyre, është e tmerrshme”, u tha ai gazetarëve. Ai përsëriti pikëpamjen e tij rreth Iranit që “sulmon të gjithë fqinjët e tij”. “Ata kanë goditur Katarin, kanë goditur Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë goditur Arabinë Saudite, kanë goditur Omanin dhe po na ndihmonin të negocionim, të gjithë u goditën”, thotë ai. Nga ana tjetër presidenti vazhdoi duke thënë se “këta njerëz janë të çmendur” dhe “nëse do të kishin një armë bërthamore, do ta kishin përdorur atë”.