Prej katër ditësh në çadër, banorja nga Libani flet për Top Channel: U larguam nga banesat tona prej bombardimeve, policia po na përzë
Libani është një tjetër vend që është bërë pjesë e bombardimeve pas konflikteve në Lindjen e Mesme. Riham, një banore e larguar nga Dahieh dhe e shpërngulur në Bejrut për shkak të bombardimeve, ka folur për gazetarin e Top Channel, Artur Bibe, duke treguar situatën që po kalon me familjen e saj. “Ndodhem së bashku me familjen time në çadër prej katër ditësh. Banonim në Dahieh, por u larguam pasi u dha urdhri i evakuimit. Askush nuk na ndihmon pasi këtu ka shumë si ne. Nuk kemi ku të shkojmë. Urojmë që mbas bombardimeve banesa jonë të mos jetë dëmtuar. Policia na kërkon që të largohemi nga këtu, pasi nuk na siguron asgjë, por nuk kemi ku të shkojmë”, shprehet ajo. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv