Pranoi dhurata me vlerë mbi 200 000 dollarë, ish-zonja e parë e Koresë së Jugut rrezikon 15 vite burg

Pranoi dhurata me vlerë mbi 200 000 dollarë, ish-zonja e parë e Koresë së Jugut rrezikon 15 vite burg

ish zonja e pare e korese KORE E JUGUT- Prokuroria e Koresë së Jugut ka ngritur akuza të rënda ndaj ish-zonjës së parë, Kim Geun-hee, duke e akuzuar për pranim ryshfeti në formën e mallrave luksoze, ndërhyrje të paligjshme në punët e shtetit dhe shkelje të ligjeve zgjedhore. Sipas hetuesve, vlera totale e ryshfeteve të dyshuara kap shifrën mbi 200 mijë dollarë. Kim Geun-hee, bashkëshortja e ish-presidentit Yoon Seok-gyeol, u arrestua në muajin gusht dhe akuzohet gjithashtu për manipulim të tregut të aksioneve dhe korrupsion pasiv. Pas një hetimi gjashtëmujor, kryeprokurori Min Joong-gi deklaroi se institucionet shtetërore janë “tronditur seriozisht” nga, siç u shpreh ai, abuzimi me pushtetin nga ana e ish-zonjës së parë. Sipas prokurorisë, gjatë periudhës 2022–2025, Kim Geun-hee ka ushtruar ndikim të fshehtë...