Postimi i tij në rrjetet sociale u cilësua kërcënim ndaj Trump, ish-drejtori i FBI-së dorëzohet pas ngritjes së akuzave
James Comey pritet të dorëzohet pranë autoriteteve amerikane, një ditë pasi ndaj tij u ngritën akuza lidhur me një postim në rrjetet sociale që, sipas prokurorëve, ishte “kërcënues” ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Comey do të paraqitet në prokurorinë e Aleksandrisë, në Virxhinia, sipas një burimi që ka dijeni për çështjen. Ish-drejtori i FBI-së deklaron se është i pafajshëm dhe se do ta provojë këtë në gjykatë. Kjo ndjekje penale shënon një tjetër përpjekje të Departamentit të Drejtësisë gjatë administratës Trump për të vënë në shënjestër kundërshtarët politikë të presidentit përmes procedimeve gjyqësore. Vitin e kaluar, vetë presidenti amerikan kishte përmendur Comey në një postim, duke kërkuar që të ngriheshin akuza penale ndaj kundërshtarëve të tij. Çështja lidhet me një postim që Comey bëri...
Burimi:
javanews.al