“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen
Teherani po përballet me sulme të vazhdueshme ajrore që prej 28 shkurtit, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë goditur objekte ushtarake dhe politike në Iran, në një përpjekje për të dobësuar regjimin islamik. Sulmet kanë shkaktuar viktima të shumta dhe kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën e sigurisë në vend. Sipas agjencisë Human Rights Activists News Agency (HRNA), me bazë në SHBA, më shumë se 1 mijë e 100 civilë iranianë kanë humbur jetën që nga fillimi i armiqësive. Autoritetet iraniane thanë se mbi 160 persona, përfshirë edhe fëmijë, u vranë të shtunën kur një shkollë vajzash u godit në qytetin Minab. Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë deklaroi se SHBA-të po hetojnë incidentin, duke theksuar se nuk synon objektiva civile. Banorët e Teheranit raportojnë për...
Burimi:
javanews.al