“Po shqyrtojmë të gjitha opsionet e mundshme”,  ICE mund të tërhiqet, a po lëkundet Trump?

“Po shqyrtojmë të gjitha opsionet e mundshme”, ICE mund të tërhiqet, a po lëkundet Trump?

Stuhia dimërore që ka mbështjellë 22 shtete të Amerikës në një valë acari, nuk i ka frenuar protestat për vdekjen e infermierit 37-vjeçar Alex Pretti. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dja disa shenja të lehta zmbrapsjeje pasi shpjegoi në një intervistë për Wall Street Journal, se administrata po “rishqyrton gjithçka” lidhur me të shtënat dhe deklaron se zyrtarët e emigracionit “në një moment të caktuar” do të largohen nga zona. Presidenti refuzoi të thoshte nëse agjenti federal që vrau Pretti-n veproi në mënyrë të përshtatshme. Përplasja politike vazhdon mes autoriteteve shtetërore dhe atyre federale, siç u pa edhe të dielën në Minneapolis nga dy konferencat rivale për shtyp të guvernatorit Tim Walz dhe Gregory Bovino-s, drejtues i ICE. Për vdekjen e Prettit, Bovino fajësoi politikanët...