“Po salcat?”/ Fotot e Papës bëjnë xhiron e rrjetit, besimtarët i japin hot dog ‘falas’ gjatë paradës në sheshin Shën Pjetri

“Po salcat?”/ Fotot e Papës bëjnë xhiron e rrjetit, besimtarët i japin hot dog ‘falas’ gjatë paradës në sheshin Shën Pjetri

Një incident i çuditshëm ka ndodhur ditën e sotme në sheshin Shën Pjetri në Vatikan ndërsa Papa Leoni i XIV po përshëndeste besimtarët. Gjatë momentit kur Papa po përshëndeste mijëra besimtarë nga papamobili, në kuadër të turit të tij tradicional në shesh, një person nga turma i hodhi një ‘hot dog’ mbi kokë. Papa u përpoq ta kapte, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime mes të pranishmëve. Pamjet e momentit u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa atmosfera në shesh u karakterizua nga entuziazmi dhe humori i besimtarëve të mbledhur në Vatikan. Top Channel