“Po rrezikon paqen në Ballkan”, ligjvënësit amerikanë kërkojnë rikthimin e sanksioneve ndaj Milorad Dodik
Një grup dypartiak senatorësh dhe kongresistësh amerikanë i kanë bërë thirrje administratës së presidentit amerikan, Donald Trump që t’i rikthejë sanksionet ndaj ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik për shkak të, siç kanë thënë ata, minimit të paqes dhe sigurisë së Ballkanit. Kjo iniciativë vjen pesë muaj pasi Trump i ka hequr të gjitha masat ndëshkuese kundër Dodikut, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në një letër të publikuar nga Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan, ligjvënësit i kanë kërkuar Sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessant dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio që të sanksionohet Dodiku në përputhje me ligjin federal, duke përmendur që sanksionet ishte planifikuar të vazhdoheshin më 18 mars, sipas rregulloreve. Iniciativa është shtyrë përpara nga senatorja demokrate, Jeanne...
Burimi:
javanews.al