“Po punoj për Groenlandën”/ Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Diplomacia e menduar mirë, e vetmja rrugë e zgjidhjes
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës rreth Groenlandës është “diplomacia e matur”, duke shtuar se po punon “në prapaskenë” për këtë çështje. Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, refuzoi të komentojë lidhur me synimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta marrë nën kontroll këtë ishull, duke theksuar se diplomacia është më e rëndësishme sesa deklaratat publike. “Ju siguroj se për këtë çështje po punoj në prapaskenë. E vetmja mënyrë për ta zgjidhur krizën është diplomacia e menduar mirë”, tha shefi i NATO-s gjatë një paneli në Davos. Duke folur në panel, Rutte theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj aleancës, por shtoi...
Burimi:
top-channel.tv