Po kërkonte trupat e italianëve të mbytur, humb jetën zhytësi i ekipit të shpëtimit në shpellat nënujore të Maldiveve
Një zhytës i ekipeve të shpëtimit ka humbur jetën gjatë operacionit për gjetjen e trupave të katër italianëve që vdiqën në një aksident tragjik zhytjeje në Maldives. Sipas autoriteteve lokale, efektivi Mohamed Mahdhee u dërgua në spital në gjendje kritike, por më pas nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Ai po merrte pjesë në operacionin e kërkimit në zonën e Vaavu Atoll. Pesë shtetas italianë humbën jetën teksa po përpiqeshin të eksploronin shpellat nënujore në një thellësi rreth 50 metrash. Deri tani besohet se është gjetur vetëm një trup, në një shpellë rreth 60 metra nën ujë. Ngjarja konsiderohet si aksidenti më i rëndë i këtij lloji në historinë e Maldiveve, destinacion i njohur turistik në Oqeanin Indian. Presidenti i Maldiveve, Mohamed Muizzu, udhëtoi të shtunën...
Burimi:
syri.net