Peshkaqeni sulmon notarin 12-vjeçar në Australi, shtrohet në spital në gjendje të rëndë
Një adoleshent u plagos nga një peshkaqen ndërsa notonte në Portin e Sidneit në Australi të dielën dhe është në gjendje kritike me lëndime të rënda në këmbë, tha policia e Uellsit të Ri Jugor. Peshkaqeni e kafshoi djalin, rreth 12 vjeç, pasdite sipas kohës lokale, pranë plazhit Shark, tha i njëjti burim. “Lëndimet përputhen me ato të shkaktuara nga një peshkaqen i madh”, tha policia në një njoftim për shtyp. Pak minuta pasi u njoftuan për incidentin, oficerët e nxorën fëmijën nga uji pranë plazhit të portit në periferinë Vaucluse në lindje të Sidneit, tha policia. Policia e trajtoi djalin për lëndime “serioze” në këmbë dhe ai u dërgua në Spitalin e Fëmijëve të Sidneit, ku mjekët thanë se ishte në gjendje kritike. BREAKING:...
Burimi:
top-channel.tv