Përshkallëzohet konflikti! SHBA ndërmerr operacion të ri ushtarak ndaj Iranit mes krizës në Hormuz
SHBA-ja ka ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit, duke goditur një bazë ushtarake në Bandar Abbas, qyteti strategjik portual në jug të vendit. Lajmi është konfirmuar nga Komanda Qendrore Amerikane (Centcom), e cila deklaroi se operacioni kishte si objektiv neutralizimin e kërcënimeve iraniane në rajonin e Ngushticës së Hormuzit. Sipas Centcom, forcat amerikane rrëzuan katër dronë sulmues iranianë me një drejtim, të cilët konsideroheshin kërcënim për sigurinë detare në zonë. Po ashtu, baza në Bandar Abbas u godit në momentin kur po përgatitej të lëshonte një dron të pestë. Mediat iraniane raportuan për shpërthime të fuqishme në lindje të qytetit. Sulmet vijnë në një moment delikat, mes një armëpushimi të brishtë ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, si edhe negociatave të zgjatura për t’i dhënë fund konfliktit...
Burimi:
javanews.al