Përshkallëzimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, bie ndjeshëm trafiku tregtar në Ngushticën e Hormuzit

Përshkallëzimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, bie ndjeshëm trafiku tregtar në Ngushticën e Hormuzit

Transporti tregtar përmes Ngushticës së Hormuzit është ngadalësuar ndjeshëm gjatë fundjavës, pas sulmit ndaj një anijeje cisternë dhe rritjes së tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që kanë tronditur marrëveshjen paraprake për t’i dhënë fund përshkallëzimit të konfliktit. Sipas të dhënave të kompanisë së monitorimit të transportit detar Kpler, të shtunën nëpër ngushticë kaluan 29 anije që transportonin lëndë të para, ndërsa të dielën vetëm 12 të tjera. Ky është një nga nivelet më të ulëta të trafikut detar të regjistruar ditët e fundit. Për krahasim, të mërkurën e kaluar, pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mes Teheranit dhe Uashingtonit, u regjistruan 70 kalime brenda një periudhe 24-orëshe. Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e...