Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme/ Greqia zhvendos raketat Patriot në ishullin pranë Rodosit, qeveria forcon mbrojtjen
Brenda ditës do të transferohet në ishullin Karpathos në Egjeun juglindor një bateri raketore Patriot, si masë parandaluese për shkak të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme. Vendimi që ka marrë qeveria greke orët e fundit konsiderohet një lëvizje mbrojtëse, me synim forcimin e mburojës ajrore në juglindje të vendit dhe rritjen e gatishmërisë përballë çdo kërcënimi të mundshëm. Athina konfirmon se do të marrë të gjitha masat mbrojtëse në situatën e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, duke mohuar zërat për implikimin e saj në konflikt. Sistemi Patriot që disponon edhe Greqia është një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe antiraketore në botë. Ai është i aftë të interceptojë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, raketa cruise dhe...
Burimi:
top-channel.tv