Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

Nga deklaratat për marrëveshje të afërt, SHBA dhe Irani kaluan shpejt tek shkëmbimi i sulmeve të reja, e më pas tek kërcënimi i pezullimit të bisedimeve të paqes. Mediat në Teheran njoftuan se vendi do të ndërpresë çdo komunikim me SHBA, në shenjë proteste kundër sulmeve izraelite në Liban. “Ky ka qenë një prej parakushteve të armëpushimit, që tani është shkelur në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”, thuhet në deklaratën e lexuar nga media Tasnim. Irani bën thirrje për ndalje të menjëhershme të luftërave në Gaza dhe Liban, dhe tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Libani. Tasnim shton se Teherani dhe milicitë aleate të aksit të rezistencës në rajon, kanë përcaktuar në agjendën e tyre mbylljen e plotë të ngushticës së Hormuzit dhe aktivizimin...