“Përshkallëzim i rrezikshëm”, bota kritikon Iranin pas sulmeve ndaj Emirateve

“Përshkallëzim i rrezikshëm”, bota kritikon Iranin pas sulmeve ndaj Emirateve

Tensionet në Gjirin Persik janë rritur sërish pasi Emiratet e Bashkuara Arabe deklaruan se kanë interceptuar 15 raketa dhe katër dronë të lëshuara nga Irani, duke paralajmëruar se ruajnë të drejtën për t’iu përgjigjur sulmeve që i cilësuan si “tradhtare”. Sulmet e së hënës shënojnë herën e parë që Emiratet janë vënë në shënjestër që nga marrëveshja e armëpushimit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara më 8 prill. Sipas autoriteteve të Emirateve, një sulm me dron shkaktoi një zjarr “të madh” në Zonën Industriale të Naftës në Fujairah dhe plagosi tre shtetas indianë. Zyrtarët thanë gjithashtu se Irani goditi një anije të zbrazët nafte që i përkiste kompanisë shtetërore, ndërsa po përpiqej të kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit. Irani i ka mohuar akuzat e Emirateve....