Përse udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk u shfaq në funeralin e babait të tij
Tre djemtë e Ajatollah Ali Khameneit, i cili u vra më 28 shkurt, ditën e parë të ofensivës SHBA-Izrael kundër Iranit, u lutën sot pranë arkivolit të tij, por Mojtaba, djali që e pasoi atë si udhëheqës suprem, nuk u shfaq, raportoi agjencia britanike Reuters në faqen e saj të internetit. Televizioni shtetëror tregoi Mostafa-n, Maysam-in dhe Massoud-in duke i bërë homazhet e tyre pas arkivolit të Ali Khameneit dhe arkivoleve të katër anëtarëve të tjerë të familjes që u vranë në të njëjtin sulm, në një kompleks të madh fetar në Teheran . Mojtaba Khamenei , i cili dyshohet se u plagos në sulmin e 28 shkurtit, ende nuk është shfaqur në publik dhe nuk janë publikuar fotografi të tij. Njerëz të afërt me...
Burimi:
syri.net