Përplasjet SHBA-BE/ Macron bën thirrje për të përdorur “bazukën tregtare” kundër Trump, Von der Leyen: Mblidhemi të enjten, gati të përgjigjemi

Përplasjet SHBA-BE/ Macron bën thirrje për të përdorur “bazukën tregtare” kundër Trump, Von der Leyen: Mblidhemi të enjten, gati të përgjigjemi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se ka ndodhur një ndryshim në rendin ndërkombëtar që “nuk është vetëm sizmik, por edhe i përhershëm”. “Tani jetojmë në një botë të përcaktuar nga fuqia brutale,” u shpreh ajo. Von der Leyen thekson se është “thelbësore” që Evropa të “përshpejtojë shtysën për pavarësi” dhe të sigurojë “leva të reja pushteti”. Duke iu referuar tensioneve në rritje me Donald Trumpin lidhur me përpjekjet e tij për të marrë Groenlandën, ajo tha se “kërcënimi me tarifa shtesë për arsye sigurie është thjesht i gabuar”. Ajo shtoi se liderët evropianë do të mblidhen të enjten për të diskutuar përgjigjen ndaj tarifave të kërcënuara nga presidenti amerikan. “Evropa preferon dialogun dhe zgjidhjet, por ne jemi plotësisht të përgatitur të...