Përplasje SHBA-Iran në Hormuz, Trump kërcënon Teheranin pas shpërthimit në Portin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Përplasje SHBA-Iran në Hormuz, Trump kërcënon Teheranin pas shpërthimit në Portin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit, e kthyer në fushëbetejën e konfliktit mes SHBA dhe Iranit. Ushtria amerikane tha se dy luftanije me raketa kishin hyrë në gji duke thyer bllokadën iraniane dhe se dy anije tregtare kishin kaluar përmes ngushticës. Sipas Komandës qendrore amerikane, forcat po mbështesin “projektin liria” të presidentit Trump, përmes së cilit synon të shoqërojë anijet tregtare të bllokuara në gji që prej nisjes së luftës. Pala amerikane hedh poshtë pretendimin e Iranit se kishte kthyer mbrapsht një luftëanije të shba në Ngushtice dhe se dy raketa iraniane kishin goditur anijen pranë portit të Jask. Një zyrtar i lartë i Teheranit tha për agjencinë e lajmeve Reuters se kishin qëlluar të shtëna paralajmëruese dhe se ishte e paqartë nëse anija ishte...