Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin
Vetëm pak javë pasi një nga drejtuesit më të lartë të ushtrisë kineze u vu nën hetim, Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA) ka nisur një përpjekje të re për të rekrutuar informatorë brenda forcave të armatosura të Kinës. Të enjten, CIA publikoi një video të re ku paraqitet një oficer i ushtrisë kineze, i zhgënjyer nga sistemi dhe drejtuesit e tij. Videoja është pjesë e një fushate më të gjerë për të forcuar mbledhjen e inteligjencës njerëzore ndaj Kinës, të cilën Uashingtoni e konsideron rivalin e tij kryesor strategjik. Kjo lëvizje vjen pas një fushate të ngjashme në maj të vitit të kaluar, kur CIA publikoi video me personazhe fiktivë brenda Partisë Komuniste të Kinës, duke ofruar udhëzime të detajuara në gjuhën kineze...
Burimi:
javanews.al