Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi sot, pas tre ditësh armiqësish të ripërtërira, se çdo ndërhyrje në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit nga Teherani, jashtë kornizës së memorandumit të mirëkuptimit me Uashingtonin, rrezikon “rritjen e tensioneve” në rajon. Teherani dhe Uashingtoni akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit të përcaktuar në memorandumin e mirëkuptimit, të nënshkruar më 17 qershor, në lidhje me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit. Ngushtica, një rrugë e ngushtë ujore rreth 30 km e gjatë, që ndan Iranin dhe Omanin, u rihap më 17 qershor, por Teherani ka lejuar vetëm një kalim, përgjatë bregdetit të tij, dhe ka kërcënuar të godasë çdo anije që nuk i përmbahet. Armiqësitë kanë rifilluar gradualisht që nga e enjtja, pasi Omani njoftoi hapjen e një rruge...