Përplasja me Merz, Trump urdhëron tërheqjen e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania

Përplasja me Merz, Trump urdhëron tërheqjen e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar përplasjen e tij me kancelarin gjerman Friedrich Merz, teksa Pentagoni amerikan njoftoi se do të tërheqë rreth 5,000 trupa amerikane nga Gjermania gjatë një viti, ose rreth 15% të forcave që janë aktualisht të pranishme në vend. “Ne parashikojmë që tërheqja të përfundojë në gjashtë deri në 12 muajt e ardhshëm”, tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Sean Parnell. Më shumë se 36,000 trupa amerikane janë të stacionuara në Gjermani, sipas shifrave zyrtar të të vitit 2025. Njoftimi erdhi pasi Trump tha këtë javë se po shqyrtonte uljen e numrit të trupave amerikane të stacionuara në Gjermani, një aleat i SHBA-së në NATO, pasi komenteve të Merz, i cili tha se “amerikanët padyshim nuk kanë strategji” për Iranin...