Përplaset anija turistike me betonin e portit, 6 të plagosur në ishullin grek
Greqi- Një aksident detar ndodhi mbrëmjen e së hënës, në Zakynthos. Një anije pasagjerësh-turistike që mbante 24 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit u përplas me blloqe betoni ndërsa po kthehej në portin e Agios Nikolaos, Volimon. Përplasja rezultoi në plagosjen e gjashtë pasagjerëve , ndërsa autoritetet vazhduan me arrestimin e kapitenit 41-vjeçar grek dhe ndalimin e lundrimit të anijes. Hetimi paraprak vazhdon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv