Përmbytet anija në Nigeri, humbin jetën 25 persona
Një varkë është përmbysur në verilindje të Nigerisë. Si pasojë 25 persona u mbytën dhe 14 rezultojnë të zhdukur Varka thuhet se po transportonte fermerë dhe peshkatarë nga shteti Jigawa në shtetin Yobe. “Kërkimet janë duke vazhduar”, tha për AFP Mohammed Gotje, drejtor ekzekutiv i shërbimit të shpëtimit të shtetit Yobe, duke shtuar se deri më tani janë shpëtuar 13 pasagjerë.
Burimi:
vizionplus.tv