Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së Norvegjisë, pritet të kryejë transplantin e mushkërive
Princesha e Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, pritet të kryej një transplant mushkërish, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar muajt e fundit. Sipas BBC, testet mjekësore të kryera gjatë vjeshtës treguan një përkeqësim të qartë të sëmundjes së saj, fibrozës pulmonare, një sëmundje që vështirëson frymëmarrjen dhe furnizimin e gjakut me oksigjen. Sipas mjekëve të Spitalin Universitar të Oslos, po arrihet në pikën ku transplantimi i mushkërive do të jetë i domosdoshëm. Pallati mbretëror njoftoi gjithashtu se Mette-Marit ka një nevojë gjithnjë e më të madhe për pushim dhe ushtrime të kontrolluara, ndërsa angazhimet e saj zyrtare do të përshtaten me gjendjen shëndetësore, megjithëse ajo ka shprehur dëshirën për të vijuar detyrat. Princi i Kurorës, Haakon, tha se princesha duket mirë kur është duke pushuar,...