Përkeqësohet gjendja e fitueses iraniane të Çmimit Nobel. Familjarët i frikësohen “më të keqes”
Gjendja shëndetësore e aktivistes iraniane për të drejtat e njeriut, fituese e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi, është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa familjarët dhe Komiteti i Nobelit kanë kërkuar transferimin e saj urgjent në një spital të specializuar. Sipas familjarëve, 54-vjeçarja është dërguar nga burgu në veriperëndim të Iranit ku ishte, drejt një spitali lokal në një lëvizje të cilësuar si e vonuar dhe e pamjaftueshme. Vëllai i saj, Hamidreza Mohammadi, i cili jeton në Norvegji, ka deklaruar për BBC-në se ka frikë për jetën e saj, duke thënë se çdo ditë pret “telefonatën më të keqe”. Ai bëri të ditur se muajin e kaluar, Mohammadi ishte gjetur pa ndjenja nga të burgosurat e tjera në burgun e Zanjanit, pas një sulmi të dyshuar...
Burimi:
javanews.al