Për herë të parë për një president në detyrë, firma e Trump pritet të shfaqet në kartëmonedhat amerikane 

Për herë të parë për një president në detyrë, firma e Trump pritet të shfaqet në kartëmonedhat amerikane 

Departamenti i Thesarit Amerikan ka njoftuar se Donald Trump do të bëhet presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që do të ketë firmën e tij në kartëmonedhat amerikane, në një lëvizje që përkon me 250-vjetorin e pavarësisë së vendit. Sipas njoftimit, firma e Trump do të shfaqet së bashku me atë të Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, duke shënuar një ndryshim nga praktika tradicionale ku kartëmonedhat mbajnë vetëm nënshkrimet e zyrtarëve të Thesarit. Kartëmonedhat e para prej 100 dollarësh me firmat e tyre pritet të shtypen në muajin qershor. Ky vendim përfaqëson një precedent të ri në historinë monetare të SHBA-së, pasi që nga viti 1861, kartëmonedhat kanë mbajtur vetëm firmat e zyrtarëve të Thesarit dhe jo të presidentit në detyrë. Aktualisht, kartëmonedhat në qarkullim...